Skip links

Për Ne

Partneri i besuar i bizneseve që duan zgjidhje të shpejta dhe të sigurta!

Track Logistics është një kompani profesionale në fushën e logjistikës dhe transportit, me seli në Prishtinë, Kosovë, që nga viti 2018. Që prej themelimit, kompania është përkushtuar të ofrojë shërbime të besueshme dhe efikase në transportin ndërkombëtar të mallrave, duke u specializuar në linjat Turqi – Kosovë – Greqi dhe anasjelltas. Puna jonë bazohet në korrektësi, efikasitet dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj nevojave të klientëve tanë. Me më shumë se 20 punonjës të kualifikuar, Track Logistics mbështet dhe menaxhon me sukses operacionet logjistike për mbi 50 biznese aktive, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë tregtinë me shumicë dhe pakicë, tekstilin, industrinë ushqimore, ndërtimin dhe më shumë. Gjatë viteve, kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një rrjet të sigurt dhe të optimizuar për dërgesat e klientëve tanë.

Pse Track Logistics?

  • Përvojë – Mbi 6 vite përvojë në industrinë e transportit ndërkombëtar.

1234 4
Kërko çmimin

Gati për një ofertë  personalizuar?

Plotësoni formularin dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë me ofertën   përshtatshme për nevojat tuaja!